Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri.
Dyshohet se burri ka shtënë në drejtim të gruas së tij, e cila ka mbetur e vdekur, teksa i plagosur ka mbetur edhe një person.
Bëhet e ditur se personi i plagosur është vëllai i viktimës, i cili u përfshi në këtë incident.
Siç ka deklaruar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Fikret Arifi, vëllai i tashmë të ndjerës është shtruar në spital ku i është dhënë ndihma e parë, teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
I plagosuri ka marrë lëndime në parakrahun e djahtë, porse iu është hequr plumbi dhe i është mobilizuar dora.
Ndërkaq, sipas tij gruaja ka qenë pa shenja jete në vendin e ngjarjes dhe nuk është dërguar fare në spital.
Sipas Arifit pasi që është marrë nga ekipi i Qendrës së Mjekësisë Familjare ajo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë më dije për Sinjalin se viktima është Erona Cokli, 21-vjeçare.
Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes është Valon Aliu.