Telenews

Gërvalla: Pasi i dështoi propaganda në KiE, Vuçiqi po jetëson kërcënimet

Kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka komentuar veprimet e autoriteteve të Serbisë, e cila pati bllokuar për dhjetëra orë qytetarët kosovarë në kufijtë e saj.

Ajo ka thënë se këto veprime – që shkelin Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes – vijnë pas dështimit të propagandës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Këshillin e Evropës.

Kështu, sipas Gërvallës, Vuçiqi po jetëson kërcënimet e tij.

“Jemi ballafaquar me një situatë ku Serbia ën disa kufi ka ndaluar autobusë dhe autoreje me udhëtarë shqiptarë nga Kosova, qofte në dalje nga Serbia. Unë jam e mendimit që një veprim i tillë e ka një arsye që po ashtu bazohet në ditën e djeshme. Jemi dëshmitarë të deklaratave kërcënuese të presidentit serb Vucçiq, gjatë ditëve dhe javëve të laura. I cili nuk ka kërcënuar vetëm Kosovën, po edhe partnerët dhe mbështetësit tanë që vota pozitive në KiE do të këtë pasoja.

Dje nuk eci as presioni as propaganda në atë seancë Vuçiq ka filluar t’i jetësojë kërcënimet e tij. Në këtë kontekst e shohim ndalim e udhëtarëve jo vetëm në autobus po edhe veturave, dhe ndalimin e shumë zyrtarëve të Policisë”, ka thënë gërvalla në një konferencë për media.

Kryediplomatja ka theksuar se disa nga shtetasit kosovarë iu janë nënshtruar bisedave informative.

source

Të ngajshme

KEK-u nis remontin 30-ditor të njësisë B2

Valjeta Turkaj

Dita e Zjarrfikësve: Organizohen aktivitete demonstruese në sheshin e Mitrovicës

Valjeta Turkaj

Kurti e Rama në foton familjare të samitit të Komunitetit Politik Evropian

Valjeta Turkaj