Telenews

Klubi i Dritës më në fund reagon pas sulmit fizik të zyrtarëve të saj ndaj kryetarit të tifozëve të tyre

 

 

Klubi i futbollit Drita ka reaguar para pak çastesh për incidentin i cili ka ndodhur mes zyrtarëve të saj dhe kryetarit të tifozëve të klubit.

Para pak ditësh, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi së bashku me disa anëtarë të kryesisë klubit e kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifozëve ”Intelektualët” Taulant Byqmetin, transmeton Telenews.al

Derisa pas kësaj ndodhie ka reaguar Policia e Kosovës që ka arrestuar të dyshuarit e sot Gjykata ka vendosur ti lirojë të dyshuarit në procedurë të rregullt, por me kërkesë që ata të mos i afrohen viktimës dhe të mbajnë distancë fizike me të.

Klubi i Dritës në reagimin e postuar para pak minutash ka deklaruar se pas analizimit të gjendjes së krijuar shpreh shqetësimin dhe dënimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e mërkure pas ndeshjes për Kupë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Sipas klubit, tenisonet mes tifozëve dhe drejtorit sportiv të tyre kanë qenë të acaruara për shkak të një historie të gjatë tensionesh dhe urrejtjeje të ndërsjellë midis individëve të përfshirë. Sipas tyre e gjithë kjo po ndodh si rezultat i personave nën hije që manipulojnë me tifozët për interesat personale.

Klubi ka arsyetuar drejtorin sportiv Zymberi, në rastin e sulmit të ndodhur, pasi sipas tyre ai është përballur me sharje dhe presion psiqik duke i përmendur ngjitjen e fotografive nëpër shtylla dhe vende publike të Valon Zymberit me sharje dhe nënqmime. Klubi gjilanas poashtu ka përmendur se drejtori sportiv i tyre, Valon Zymberi është sharë me grua, motër dhe vajzë në prani të familjarëve.

Në reagim klubi ka bërë poashtu me dije se Zymberi do të mbetet pjesë e tyre derisa nuk shkel statutin e kompanisë së tyre e cila është pronë e dy kryetarëve legjitimë. /Telenews.al/

Lexojeni njoftimin e plotë të klubit gjilanas:

 

Të ngajshme

Kurti: Vuçiq synon hakmarrjen, ne duhet të jemi të përgatitur për këtë

KushtrimGuraj

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj