Telenews

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed Philanthropies

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed Philanthropies, e cila udhëheq delegacionin e kësaj organizate.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, organizata Alwaleed Philantropies janë në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nën patronatin e presidentes së Kosovës ku do të dorëzohet një donacion i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë në QKUK nga ana e Alwaleed Philanthropies.

Presidentja Osmani ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës Alwaleed Philanthropies të udhëhequr nga Princi Alwaleed Bin Talal Al Saud, për këtë donacion që do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në shëndetin e qytetarëve tanë si dhe ka ofruar bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve të tjera që janë në interes të qytetarëve të Republikës.

source

Të ngajshme

Rreziku për diabet rritet në tre muajt e parë pas përdorimit të antipsikotikëve

Rrezarta Ramaj

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Rrezarta Ramaj

Vitamina D2 apo D3? Studimi i ri zbulon dallime të rëndësishme mes tyre –

KushtrimGuraj