Telenews

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit, MPJD: Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit

Në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka kujtuar mbi 1600 të zhdukur.

Përmes një postimi në platformën “X”, MPJD ka thënë se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës, derisa Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit e këtyre krimeve.

“Në festën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb. Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postim.

Kujtojmë që për nder të  kësaj dite, zyra e Kryeministrit dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pritet që sot të bëjnë homazhe për personat e pagjetur ende.

Lexo më shumë: Krerët e shtetit pritet të bëjnë homazhe për të pagjeturit e luftës së Kosovës


source

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj