Telenews

Abdixhiku takohet me eurodeputetin gjerman: Kërkon mbështetje nga mërgata për David McAllister

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK-së], Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është takuar me eurodeputetin David McAllister, në Winsen të Gjermanisë.

Abdixhiku me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se nga mërgimtarët ka kërkuar mbështetje për McAllister në zgjedhjet evropiane.

“Në këtë moment kyç të zgjedhjeve evropiane, mërgata jonë e madhe, duhet të tregojë aktivizim. Jo vetëm për të shpërfaqur më së miri interesat e tyre në vendet ku jetojnë, por dhe për të qenë forcë përcaktuese tanimë përtej kufijve tonë shtetëror”.

” Dhe në këtë moment kyç është thelbësore që ne të mbështesim një kandidat që jo vetëm ka treguar angazhim, jo vetëm që ka treguar pasion, jo vetëm që njeh ëndrrat tona e i kupton nevojat tona, por një kandidat që në gjithë veprimtarinë e vet politike ka gjetur kohë të vendosë Kosovën në ballë të angazhimit personal politik duke dhënë rezultate të prekshme drejt kauzës sonë euroatlantike”, ka thënë Abdixhiku.

source

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj