Policia e Kosovës njoftoi se nga aksidenti me dy viktima në Suharekë, e dyshuara derisa po drejtonte veturën kishte dalë në shirit të kundërt të rrugës ku kishte goditur motoçikletën.
Vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit, e në veturë kanë pësuar lëndime trupore dy gra.
Ato kanë pranuar trajtim mjekësor, e njëra është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.
“Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.