Telenews

Rruga Prishtinë-Podujevë, Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale

Zv.ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka njoftuar se është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për intervistë me datën 8 maj.

Ai ka treguar se ftesa ka të bëjë me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë-Podujevë. Durmishi në njoftimin e publikuar në profilin e tij në ‘facebook’, ka thënë se kur e ka pranuar ftesën ka menduar se është për lëndën e dorëzuar në Prokurori para tre vitesh.

Sipas Durmishit, është e pakuptimtë ftesa për intervistim për një zv.ministër “bazuar në spekulimet” e një operatori ekonomik dhe pas vendimit të OSHP-së, që Durmishi thotë i jep të drejtë ministrisë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit.

Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim.

Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar!

Unë me datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.  Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë. Do të vazhdoj që t’a kryej punën time me nder e përkushtim pavarësisht pengesave që na dalin gjatë rrugës.

 

source

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj