Telenews

Nis protesta e SBAShK-ut me rastin e 1 Majit

Nis protesta e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve.

Gjatë kësaj proteste vërehet një pjesëmarrje e lartë e punonjësve të arsimit nga komuna të ndryshme të vendit.

Me kërkesën me të mira të kushteve të punës, protesta ka nisur nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar te ndërtesa e MASHTI-t.

Disa nga kërkesat janë plotësimi i normave javore të jetë 18 orë sikurse që janë në vendet e rajonit, si dhe të ngritet vlera e koeficientit të pagave për të paktën 30%.

Përpos punonjësve të arsimit në marshin protestues pjesëmarrës është edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Përveç protestës së SBASHK-ut, gjatë kësaj dite janë paralajmëruar edhe aksione simbolike.

Rinia Demokratike e Kosovës zhvillon një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Blloku Feminist Antikapitalist organizon marsh protestues për Ditën e Punëtorëve.

Ndryshe, 1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë u referohet protestave të punëtorëve, ku kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në Kosovë protesta e aksione simbolike

source

Të ngajshme

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj