Telenews

Dy persona të maskuar tentuan t’i vënë flakën një shkolle në Prishtinë

Në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë, dje dy persona të panjohur të cilin ishin maskuar e posedonin me vete edhe materiale djegëse kishin tentuar që t’i vënë flakën objektit të një shkolle.

Dy të dyshuarit deri më tani ende të paidentifikuar, sipas policisë kishin thyer një dritare të shkollës e më pas kishin hedhur edhe benzinë me qëllimin që t’i vinin flakën objektit.

Ata janë diktuar nga stafi i shkollës dhe janë larguar nga aty.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e më pas është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Rasti po vazhdon të hetohet edhe më tutje ndërsa është iniciuar vepra penale “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

source

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu