Telenews

Lajçak: Përgjegjësitë e palëve në dialog janë të qarta, Kosova ta pranojë draftstatutin evropian

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë listë të gjatë të obligimeve të papërmbushura nga marrëveshjet e kaluara.

Teksa ka theksuar se përgjegjësitë e të dyja palëve janë të qarta dhe se duhet të përmbushen, për Kosovën ka thënë se i takon të nisë procedurat për themelimin e Asociacionit dhe të pranojë draft-statutin evropian.

“Fokusi tani duhet të jetë në përparimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte e vonesa. Përgjegjësitë e palëve janë të qarta: i takon Kosovës të nis procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta pranojë draftstatutin evropian, dhe është në dorën e Serbisë të përmbushë obligimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar nga njohja e simboleve të Kosovës, dokumentet dhe institucionet”, ka thënë Lajçak.

Në një intervistë për median serbe, Nova, emisari ka thënë se nevojiten “kompromise,  fleksibilitet dhe vizion strategjik” për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve.

source

Të ngajshme

E dashura e Bleros nuk fsheh dashurinë për të

Erzana Fazliu

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

Nuk pritej/ Lumi B, Ghetto Geasy dhe Egli publikojnë bashkëpunimin

Erzana Fazliu