Telenews

Kurti: Nuk e pranojmë kushtëzimin për anëtarësim në KiE me Asociacionin – dialogu në Bruksel, jo në Strasburg

 

 

Kryeministrin Albin Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton ka punuar parreshtuar dhe ka bërë çdo veprim për të plotësuar kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Duam anëtarësim sepse konsiderojmë se e meritojmë meqenëse ndajmë vlerat e përbashkëta dhe plotësojmë kriteret e kërkuara”.

“Nuk e pranojmë kushtëzimin e anëtarësimin me Asociacionin e Komunave Serbe. Për normalizim me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg. Neni 7 dhe 10 të marrëveshjes nuk mund të nxirren jashtë marrëveshjes, ta vendosë në qendër dhe as sipër si çështje urgjente”.

Kurti ka thënë se plotësimi I kritereve pas zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit nuk ka të bëjë me standardet për anëtarësim në KiE.

Sipas tij mungesa e përkrahjes nga vendet është për keqardhje dhe se nuk do t’i ndihmojë dialogut, paqes e sigurisë.

Të ngajshme

Komandanti i KFOR-it e informon zyrtarin e lartë amerikan për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Valjeta Turkaj

Zbulohet një armë zjarri gjatë trajtimit të një aksidenti në Burrnik të Ferizajt

Valjeta Turkaj

“Liria ka emër” nesër mban konferencë për media

Valjeta Turkaj