Telenews

Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen katër pasagjerë të autobusit

Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjerë të autobusit.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus)”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, sipas zëdhënëses Ahmeti, me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

source

Të ngajshme

Osmani: Kemi shpartalluar propagandën e Serbisë duke rikonfirmuar njohje të Kosovës

Valjeta Turkaj

Pesë minatorë u bllokuan nën tokë për nëntë orë

Valjeta Turkaj

Komuna e Prishtinës njofton nxënësit: Mësimi rifillon nesër në të gjitha shkollat

Valjeta Turkaj