Kandidati i koalicionit “VLEN” për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare dhe ato presidenciale, i ka çuar të fala liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Në një postim në Facebook, Taravari ka shkruar: “T’fala Aliut, n’opozitë”.
Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për çdo votë të dhënë nga qytetarët, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe dhe duke deklaruar se ndryshimi është bërë realitet.
“Jam Mirënjohës për çdo votë të dhënë nga kushdo! Kjo është një Fitore e Madhe e Votës së Lirë! Ndryshimi U Kry!”, ka shkruar Taravari.