Telenews

Escobar për çështjen e KiE: Ka pasur shqetësime për Asociacionin,

 

 

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Escobar ka thënë se SHBA-ja s’ka votë në Këshill të Evropës dhe ka shtuar se ka pasur shqetësime brenda disa vendeve anëtare që Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera lidhur me minoritetet që s’janë plotësuar.

Escobar ka thënë se qëndrimi i SHBA-së që është që të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe se Washingtoni zyrtar vazhdon të punojë për këtë. Ai ka pasur edhe një porosi për Kosovën duke e udhëzuar që të dëgjojë dhe të punojë me partnerët evropianë.
“SHBA s’ka votë. Por e di që ka shqetësime tek disa anëtarë, që Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera që janë bërë viteve të fundit dhe disa çështje me minoritetet s’janë plotësuar. Është qëndrimi i SHBA-së që Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Kosova duhet të dëgjojë partnerët evropianë dhe të punojë me ta”, ka deklaruar Escobar./

source

Të ngajshme

Arrestohen personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabërgjan të Pejës

Valjeta Turkaj

Auto Pjesë Beka kujdeset për çdo detaj të veturës suaj

Valjeta Turkaj