Telenews

Don Xhoni me lëvdata ndaj Policisë së Kosovës: Më të mirët në rajon

Artisti i njohur i estradës kosovare, Don Xhoni, ka publikuar një “instastory”, ndryshe nga ajo që jemi mësuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

Don Xhoni, përmes një fotografie, ka përçuar një mesazh teksa thekson respektin që posedon ndaj Institucioneve të vendit.

“Respekt për policinë tonë, më të mirët në rajon”, ka shkruar ai në fotografinë ku shihen katër zyrtarë policorë.

Në këtë fotografi shihet vetura e tij luksoze Lamborghini dhe katër zyrtarë policorë.

Ndryshe, sa i përket aktiviteteve të tij të fundit muzikore, kënga e fundit e publikuar deri më tani nga Don Xhoni është e titulluar “Shoki-Freestyle”.

 

source

Të ngajshme

Zbulohet data se kur do të martohet reperi Dardan

Valjeta Turkaj

Rina Balaj zbulon pak nga kënga “Obsessed”

Valjeta Turkaj

Anisa Veseli nuk e mohon lidhjen me Eduart Kuqin, thotë se ‘e do shumë’

Valjeta Turkaj