Telenews

Gjobitet kompania që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik

Është ftuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, përgjegjësi i një kompanie për rehabilitimin e linjës hekurudhore, sepse pa leje përkatëse kishte bërë bllokimin e rrugës magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit.

“Policët e Komunikacionit Rrugor ndaj tij si person fizik, përgjegjës i kompanisë i kanë shpituar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, ndërsa ndaj personit juridik (kompanisë) kanë inicuar fletëparaqitje për gjykatë dhe më pas është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, policia rajonale e Ferizajt ka apeluar te personat përgjegjës të kompanive që të pajisen me dokumente përkatëse për bllokimin e rrugëve.

“Ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

source

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj