Telenews

Dita e Martirëve në Korishë, Kurti: Vrasjet janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar Ditën e Martirëve në Korishë.

Më 13 maj të vitit 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër mbi popullsinë civile të pafajshme në Korishë. Aty u vranë 77 civilë. Prej tyre, 14 ishin fëmijë.

“Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e pafajësisë së tyre dhe e gjenocidit të Serbisë në Kosovë,” shkruan Kurti.

Kështu duke kujtuar Ditën e Martirëve të Korishës, “kujtojmë civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë, të vrarë në maj të vitit 1999. Përkujtojmë viktimat civile që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe,” ka shkruar kryeministri.

source

Të ngajshme

Shqipëri: Me 79 vota pro, Kuvendi voton për shpalljen e Iranit si vend që sponsorizon terrorizmin

Valjeta Turkaj

22 vjet nga trazirat e marsit

Valjeta Turkaj

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Valjeta Turkaj