Telenews

BE: Kosova ka shkelur marrëveshjen për vizitat zyrtare

 

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka cilësuar se me moslejimin e vizitës së patriarkut Porfirie, Kosova ka shkelur marrëveshjen për vizitat zyrtare të arritur në kuadër të dialogut.

“Duke refuzuar hyrjen, qeveria e Kosovës jo vetëm që ka shkelur marrëveshjet e vitit 2014 për vizita zyrtare, por ka injoruar në mënyrë të hapur rëndësinë që Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të ketë për një pjesë të qytetarëve të Kosovës, dhe kjo është në kundërshtim me parimet themelore të çdo shoqërie multietnike dhe tolerante demokratike”, ka deklaruar Stano.

Ai përsëriti se Bashkimi Evropian vazhdon dhe e përsërit thirrjen palëve për zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha marrëveshjeve dhe angazhimeve të dialogut të përfshira, përfshirë atë për vizitat zyrtare.

Ndonëse çështja e vizitave zyrtare nuk është paraparë të jetë në agjendë në takimin e nesërm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i Brukselit nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të ngritët si çështje nga pala evropiane.

“Ne nuk e humbasim asnjë mundësi për të përcjellur mesazhet tona, pritjet tona, apo pakënaqësinë tonë me veprimet, hapat dhe vendimet e palëve individuale, në çdo rast, kur i takojmë palët”, nënvizoi Stano.

Ndryshe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e ka konfirmuar se e ka refuzuar kërkesën e patriarkut serb Porfirie që të vizitojë Kosovën.

Sipas zëdhënësit Stano, vizita e patriarkut, është njoftuar me kohë, në përputhje me marrëveshjen përkatëse të dialogut dhe, sipas tij, është dashur të lejohet të realizohet.

Marrëveshja lidhur me organizimin e vizitave zyrtare është arritur në vitin 2014. Sipas kësaj marrëveshje njoftimet rreth vizitave duhet të bëhen 72 orë ose 48 orë përpara, varësisht nga niveli politik i zyrtarëve që shprehin interesin të zhvillojnë vizitën.

source

Të ngajshme

Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanton dronin tjetër me rreze veprimi 500 km

KushtrimGuraj

Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike

KushtrimGuraj

Rinumërimi drejt fundit: Procesohen 1,591 nga 2,557 vendvotime

KushtrimGuraj