Telenews

Abdixhiku shpalos zotimet e LDK-së për sektorin e arsimit

I pari i LDK-së, Lumir Abdiku, ka bërë të ditur se kanë konstituuar departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu, Abdixhiku ka shpalosur zotimet e partisë që udhëheq për sektorin e arsimit.

“Duam mësim gjithëditor që fëmijët tanë të qëndrojnë në ambiente shkollore gjatë gjithë ditës. Që prindërit të mos detyrohen të ndërprejnë punën, të gjejnë kujdestarë – apo të mos punojnë fare – sepse fëmijët s’kanë ku të qëndrojnë.

Zotohemi për koeficient 150! Koeficient 150!

Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën!

Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror!”, ka shpalosur disa nga zotimet e LDK-së.

Udhëheqëse  e këtij departamenti do të jetë Jehona Lushaku – Sadriu, njëherësh nënkryetare e Prishtinës.

source

Të ngajshme

Gjobitet me 500 euro pronari i një biznesi, hodhi mbeturina inerte në shtratin e lumit në Koretin –

KushtrimGuraj

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen, njëri nga Kosova në Gjermani dhe tjetri nga Italia në Kosovë –

KushtrimGuraj

Schuebel: BE-ja është në krah të Kosovës, të vazhdohet puna drejt synimit të përbashkët –

KushtrimGuraj