Një aksion i madh i Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit nga Lipjani, Bashkim Salihut. Babë e bir kanë rënë në pranga, ndërsa cak i Policisë është edhe një person tjetër.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se përveç dy të dyshuarve Skender dhe Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani që u kapën mbrëmë, pritet të arrestohet edhe i dyshuari tjetër.
LEXO EDHE:
Emrat e të arrestuarve për shtytje në vetëvrasjen e të riut nga Lipjani
Babai dhe vëllai i asamblistes së LDK-së në Lipjan – të arrestuar për vetëvrasjen e 37-vjeçarit
Burimet kanë bërë me dije se i dyshuari që ndodhet në arrati është Ekrem Gashi, rreth 47-vjeçar.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe me urdhër verbal të gjyqtarit, është bastirur mbrëmë edhe shtëpia e Gashit në Prishtinë.
Njësi të shumta policore kanë zbarkuar mbrëmë edhe në shtëpinë e familjes Tasholli në Gadime, ku janë sekuestruar disa dokumente, në cilësinë e provave materiale, thonë tutje të njëjtat burime.
Në bazë të informacioneve të para, arrestimi i të dyshuarve që janë cak i Policisë e Prokurorisë pritet të zbulojë detaje për vëtëvrasjen e Salihut, i cili dyshohet se i dha fund jetës nga problemet me fajdexhinj.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detaje të reja.