Telenews

Yll i Suharekës ia ”kthen borgjin” Trepçës, nuk i jep bileta për finalen e së dielës në basketboll

 

 

Të dielën luhet ndeshja e katërt e serisë finale në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo sfidë luhet në palestrën ”13 Qershori” në Therandë.

Ekipi i Yllit ka njoftuar pak momente më parë lidhur me shitjen e biletave, pasi pritet të ketë interesim të madh.

Klubi therandas ka bërë me dije se biletat shiten vetëm me letënjoftim dhe poashtu në palestër nuk mund të hyhet pa letërnjoftim.

Nga ky postim i klubit therandas lë të nënkuptohet se biletat do të shiten vetëm për tifozët vendas, derisa vlen të ceket se mbrëmë në Mitrovicë nuk pati tifozë mysafirë.

Serinë finale aktualisht po e kryeson Trepça 2-1, derisa titulli i kampionit mund të vendoset të dielën.

 

Të ngajshme

Liverpooli dhe Arsenali përballen në “Anfield”, duel i rëndësishëm në garën për kreun e Premier League –

KushtrimGuraj

“Këtë herë ishte më e lehtë”, Flick tregon pse e largoi Yamal-in pas dy golave –

KushtrimGuraj

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj