Telenews

Dështimi për KiE, Grenell: Kurti po e pengon Kosovën, miqtë e mi kosovarë meritojnë më mirë

 

 

Ish-emisari i Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi Kosova ka dështuar të anëtarësohet sot në Këshill të Evropës si rezultat i mos përmbushjes së kushtit për themelimin e Asociacionit

Grenell ka thënë se Kurti po e pengon Kosovën dhe sipas diplomatit amerikan kosovarët meritojnë më mirë.

“Kurti po e pengon Kosovën. Është e trishtueshme. Miqtë e mi në Kosovë meritojnë më mirë. Aq shumë përparim mund të bëhet për normalizimin e marrëdhënieve nëse marrëveshjet thjesht do të zbatoheshin”, ka shkruar Grenell.

Ai ka shtuar se Kosova pasi Kurti ka marrë pushtetin, është më afër marrjes së dënimeve nga ndërkombëtarët sesa afër përkrahjes./

source

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj