Telenews

Në Nekoc të Drenasit po zhvillohet turniri i futbollit për nder të heronjëve të UÇK-së

 

 

Në fshatin Nekoc të Drenasit ka nisur të zhvillohet prej ditësh, turneu tradicional në futboll të vogël, për nder të tre heronjëve të UÇK-së.

Ky turnir ka filluar para dy ditëve dhe po mbahet në fushën e fshatit Nekoc, për nder të dëshmorëve Gani Kastrati, Azem Kastrati dhe Hysni Murseli, të cilët ranë heroikisht në betejat e UÇK-së në vitet 1998/99, për të mos vdekur kurrë, transmeton Telenews.al

Finalja e këtij turneu luhet me 12 qershor nga ora 21:00, i cili po mbahet për vitin e 24-të me rradhë.

Vlen të ceket se vendi i parë që e fiton turneun, do të shpërblehet me hiç më pak se 2 mijë euro dhe Kupën.

Vendi i dytë do të shpërblehet me 1000 mijë euro, kupë, medalje plus mirënjohje.

Vendi i tretë do të shpërblehet me 200 euro, kupë, medalje plus mirënjohje.

Organizatorët kanë vendosur të zgjedhin poashtu edhe ekipin më fair play, lojtarin më të mirë dhe portierin më të mirë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Rennesit

KushtrimGuraj

Skandali tjetër i rumunëve ndaj Kosovës! E pranon hapur media rumune

KushtrimGuraj

Kosova sonte përballet me Irlandën

KushtrimGuraj