Telenews

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, tre të plagosur

Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:25, në rrugën ‘Bekim Berisha’ në Pejë, të furra ‘Ahmeti’ ka pasur të shtëna me që rast tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Ende nuk ka informacione më të detajuara”, ka deklaruar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Siç ka bërë të ditur Gashi, të gjitha njësitet kompetente janë në vendngjarje.

source

Të ngajshme

Sot fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

KushtrimGuraj

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK – Ministri Vitia: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike

KushtrimGuraj

Sot temperatura deri 18°C

KushtrimGuraj