Telenews

Të plagosurit në Pejë transferohen në QKUK, njëri nga ta në gjendje të rëndë

Spitali i Pejës ka njoftuar se këtë mbrëmje janë pranuar për trajtim tre persona të plagosur me armë zjarri.

Siç thuhet në njoftim, pas dhënies së përkudjesjes fillestare të tre personat janë nisur për transfer në QKUK.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë konfirmon se sonte janë pranuar 3 persona të plagosur me armë zjarri. Pas ofrimit të përkujdesjes fillestare shëndetësore dhe ekzaminimeve të nevojshme, të 3 pacientët janë nisur për transfer në QKUK njëri nga taa në gjendje më të rëndë.Spitali i Përgjithshëm në Pejë uron shërim sa më të shpejtë!”, thuhet ne njoftim.

source

Të ngajshme

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj

Nis ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj