Telenews

Deputeti i VV-së “zbulon” pazaret e Kurtit me opozitën: Zgjedhjet e parakohshme në këmbim të Kodit Civ

 

 

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në kushte anonimiteti i ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters se kryeministri Albin Kurti po tenton të hyjë në “pazare” me opozitën.

Teksa ka folur për agjencinë e lajmeve Reuters, ky deputet i VV-së ka thënë se Kurti po provon që të bindë partitë opozitare që t’ia votojnë Kodin Civil duke e dhënë në këmbim dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.

“Një deputet i partisë në pushtet i tha në kushte anonimiteti agjencisë Reuters se Kurti po mundohet që ta bindë opozitën për ta votuar kodin e ri civil, si dhe marrëveshjet për energjinë e infrastrukturën, duke i ofruar si këmbim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme”, raportoi ky medium të mërkurën.

Tutje, në një shkrim të gjatë rreth Projekt-Kodit Civil, Reuters raporton disa deputetë të pushteti janë ende kundër miratimit të Kodit Civil, e mes tyre edhe Duda Balje.

“Ne nuk duam presion nga një komunitet i vogël për të anashkaluar atë që mendon shumica,” i tha ajo Reutersit.

Ndërkaq, Kryeministri Albin Kurti para disa javësh gjatë qëndrimit të tij në Gjermani premtoi se do të bënte përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme për kalimin e Kodit Civil.

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj