Telenews

Trepça shpallet kampion i Kosovës në basketboll

Trepça është shpallur kampion i Kosovës në basketboll pas 12 vjetëve.

Në finale ka triumfuar kundër Yllit me rezultat 67:66.

Palestra “Minatori” në Mitrovicë ka qenë nikoqire e spektaklit të garantuar të finales së pestë ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

E një ditë para ndeshjes, klubi nga Mitrovica, përmes një postimi u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje sa më të madhe në këtë finale.

“Me ju në krahë, jemi një fitore afër titullit. Na presin 40 minuta të zjarrtë, 40 minuta angazhim maksimal, përkushtim, dëshirë e vetëmohim. Por, edhe 40 minuta të përkrahjes së paparë nga tribunat, nga lojtari ynë i gjashtë, nga tifozët që i ka lakmi secili klub në Evropë… nga ata që janë lokomotivë e Trepçës së madhe”, thuhet në postim.

 

source

Të ngajshme

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj