Telenews

Sot mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale 2024

 

 

Të gjithë ju të apasionuarit ndaj teknologjisë, digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër, bëhuni gati për ngjarjen më interesante të vitit! Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale do të mbahet sot në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren duke ju ftuar në udhëtimin transformues drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë.

Festivali i këtij viti i kushtohet edukimit dhe fuqizimit të pjesëmarrësve mbi konceptin “Twin Transition” në rrugën drejt një bote të gjelbër dhe digjitale. Me këtë rast do të ketë një program të pasur me punëtori, bashkëbisedime, dhe shkëmbime të tjera që do të kontribuojnë në rritjen e njohurive rreth kësaj teme.

Festivali i Shkathtësive Digjitale është një organizim i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga ITP Prizren në kuadër të Qendrës për Transformimin Digjital. Festivali po ashtu mbështetet nga dhjetë universitete publike dhe private në Kosovë të cilët janë pjesë e një platforme bashkëpunuese për fuqizimin e studentëve.

Vizitoni faqen tonë që të informoheni me më shumë hollësi rreth programit të festivalit: Digital Skills Festival – ITP (itp-prizren.com)

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu