Telenews

Një e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht në Podujevë

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 25 majit, në Podujevë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

Ky rast në raport është cilësuar si “sulm seksual”.

“Podujevë 25.05.2024 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur ishte keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari i mitur mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

source

Të ngajshme

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak

Blearta

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta