Telenews

“Vetëm një hap larg anëtarësimit në NATO”, Maqedonci reagon pasi Kosovës i avancohet statusi

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asociuar.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO.

“Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s. Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilizimin e Ballkanit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

 

source

Të ngajshme

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj