Telenews

“Ndjenjat e Meritonit ishin në kuadër të lojës”: Ilnisa reagon ndaj deklaratave të ‘vjehrrit’

 

Ilnisa Agolli ka komentuar deklaratën e babait të Meritonit, Samiut që bëri në “Cherry on Top” në lidhje me dashurinë e tyre.

Kur pyet se si i ka parë emocionet që shprehi Meritoni kur Ilnisa la garën, babai i Meritonit tha se të gjitha ato veprime i morën në kuadër të lojës.

“Gjitha i kemi marrë në kuadër të lojës brenda është tjetër gjë”, tha ai në “Cherry on Top”.

Por, lidhur për këto deklarata ka folur pikërisht edhe Ilnisa e cila konfirmoi së fundmi se kishte dëgjuar deklaratat e ‘vjehrrit’ të saj.

“Pa dyshim që e pashë, por nuk është që kam ndonjë koment specifik. Por, di të them që dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era”, tha Ilnisa para finales së Big Brother.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj