Telenews

Vokrri: Mungesa e shtrirjes së sovranitetit në veri ishte mekanizëm shantazhi ndaj Kosovës

Zv/ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se mungesa e shtrirjes së autoritetit të shtetit tonë në veri ka qenë “mekanizëm shantazhi”, i cili i është bërë vazhdimisht vendit tonë në raporte të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Vokrri te “Debat Plus” ka theksuar se në veriun e vendit përpos shtrirjes së autoritetit të shtetit qoftë në sensin “e thjeshtë” apo “të vazhdë”, është arritur bindja te qytetarët e veriut se i takojnë dhe janë pjesë e Kosovës.

“Shënojmë njëvjetorin e një procesi politik, i cili ka kulmuar me kuptimsimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës në territorin e vet. Mungesa e shtrirjes së autoritetit të shtetit në atë pjesë të vendit tonë ka qenë mekanizëm shantazhi, i cili i është bërë vazhdimisht vendit tonë qoftë në raporte të marrëdhënieve ndërkombëtare, qoftë edhe në dinamikat e brendshme politike. Me to janë larguar shumë hipoteka, është vendosur jo vetëm autoriteti shtetëror në sensin e thjeshtë ose të vrazhdë, por është arritur një sukses në bindjen e qytetarëve të atjeshëm se i takojnë këtij vendi”, deklaroi Vokrri.

Vokrri potencoi se qytetarët serbë e kanë kuptuar se është diçka që iu konvenon atyre të inkuadrohen në institucionet e Kosovës.

“Jemi në një gjendje të re dhe nuk kontestohet autoriteti i shtetit të Kosovës në territorin e vet, ku qytetarët serbë të veriut e kanë kuptuar se nuk është vetëm domosdoshmëri, por është diçka që iu konvenon atyre të inkuadrohen në jetën institucionale të vendit”, shtoi ai.

source

Të ngajshme

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj