Telenews

Policia arreston një serb në Leposaviq për ofrim të ryshfetit

Një person i nacionalitetit serb është arrestuar, pasi u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë, me qëllim të mosshqiptimit të një gjobe.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:45, në Leposaviq.

Po ashtu, në raportin e policisë thuhet se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë me qëllim mos shqiptimit të një gjobe. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

source

Të ngajshme

Bedri Hamza: Mjaft me përçarje, koha për bashkim dhe punë për qytetarët

Valjeta Turkaj

Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç

Valjeta Turkaj

Gjendet një i vdekur në Shkodër

Valjeta Turkaj