Telenews

Nënshkruhet kontrata për investim mbi 70 milionë euro për ankandin e parë solar të Kosovës

Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar kontratën me fituesin e ankandit të parë solar në Kosovë për centralin prej 100 megavateve në Kramovikë të Rahovecit.

Kompania fituese do të investojë mbi 70 milionë euro në Kosovë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ky projekt është në dobi të sigurisë energjetike, qytetarëve dhe të ambientit.

Ajo ka njoftuar se kjo kontratë është bërë me konsorciumin “Orllati”, i përbërë nga Orllati Groupe nga Zvicra, Holdigaz nga Zvicra, ZPV nga Gjermania dhe Jaha Solar nga Kosova.

“Ky ankand do të jetë vetëm i pari prej shumë sosh që do të zhvillojmë në të ardhmen. Kosova po dëshmon që po bëhet një mjedis i favorshëm në investimet e sektorit të energjisë, dhe jo vetëm. E gjithë kjo është në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që ndikon edhe në përmirësimin e ambientit”, ka thënë mes tjerash Rizvanolli.

Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë Orllati, Avni Orllati, ka theksuar se dobitë e këtij projekti do të jenë të mëdha për Kosovën.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj