Telenews

Lajmi i fundit: Lirohet nga burgu Gani Geci

 

 

Gjatë ditës së sotme familjarë dhe miq të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci janë mbledhur para burgut të Smrekonicës për të pritur lirimin e tij.

Sipas disa pamjeve të siguruara nga ‘Indeksonline’, Gani Geci shihet duke dalë nga burgu në Smrekonicë.

Gani Geci u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në vitin 2014.

Ai ishte dënuar me 3 vite e gjysëm burgim.

Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të rëndë, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv.

Në dënim iu llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim.

Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej

source

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj