Telenews

Mbi dy mijë aplikime për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale

2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhunuar gjatë luftës janë dorëzuar në Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, ndërsa 1 mijë e 650 prej tyre janë pranuar.

Ndërsa, pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, këtë vit kanë aplikuar 81 persona.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

“Nga momenti i themelimit të Komisionit janë 2 mijë e 83 raste, të aprovuara janë 1650. Në pritje për intervistë janë 40, 50 të tjera janë ende të patrajtuara. Nga këto aplikime 316 prej tyre janë refuzuara”, ka theksuar Selmani.

Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, ka kërkuar më shumë informacion rreth trajtimit emocional të viktimave, për të cilat ka theksuar se ka raste që kanë pas vërejtje nga Komisioni, për faktin se kanë kërkuar të shohin shenjat e viktimave të dhunës.

“99 për qind e viktimave, këtë kanë pas problem, jo kriteret. Pas kaq shumë vitesh të vërtetojë se është viktimë e dhunës, si mundet. U është thënë ‘hiqe këmishën që ta shoh plagën, është qesharake, 25 vite pas luftës”, ka thënë Balje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku, gjithashtu ka kërkuar nga Komisioni të mos ketë afat përfundimtar, marrë parasysh rëndësinë e aplikimeve.

“Nuk do ketë afat përfundimtar, derisa të përfundojë aplikimi, përgjegjësia juaj është më ndryshe e keni të domosdoshme të keni prova. Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimit t’i merrni parasysh që të mos na ikin këto raste sepse është e vështirë që dikush të dalë e të dëshmojë për diçka që duhet ta harrojë e të mos e kujton për shumë arsye”, ka deklaruar ajo, transmeton EO.

Selmani ka theksuar se gjatë këtij viti kanë më shumë punë dhe do të ketë rritje të numrit të aplikimeve.

Ndërsa, deputetja e pushtetit, Labinotë Demi-Murtezi, ka kërkuar më shumë bashkëpunim të Komisionit, e cila veçoi rastin e Vasfije Krasniqit, të njëjtës Komisioni nuk i ishte përgjigjur në një telefonatë.

Selmani ka deklaruar se ka ndodhur rasti, mirëpo raportin me Krasniqin e konsideron të mirë.

“Ne kemi listën e personave në pritje dhe herë pas herë i kthejmë rastet. Ka pas raste kur kamë kërkuar shqyrtim të parakohshëm e kemi shqyrtu gjithmonë duke mos shkel mbi të drejtën e tjetrit”, ka thënë Selmanaj.

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kërkuar të dijë më shumë rreth rasteve të refuzuara, e cila pyet se çka ka ndodhur me ato raste.

“315 raste, ka që 6 herë është shqyrtu. Secili rast e ka marrë trajtimin e duhur, sidomos rastet që kanë kërkesa, sepse mund të ndodhë të na ikë diçka, por ne me rishqyrtime i japim hakun”, ka thënë Selmani.

Ndërsa, aplikimi për verifikimin e aplikacioneve do të vazhdojë deri në muajin maj 2025.

source

Të ngajshme

Rama: 2500 euro shpërblim shtesë për çdo polic në këtë front, nga janari do të rrisim dhe rrogat

Rrezarta Ramaj

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj