Telenews

Alarmante: Kosovarët po pranojnë mesazhe nga jashtë me kërcënime për luftë

 

 

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të shqetësohen në forma të ndryshme nga mesazhe të ndryshme telefonike edhe 24 vite pas përfundimit të luftës së fundit.

Një rast i cili po paraqitet së fundmi është ai i mesazheve dhe telefonatave që qytetarët kosovarë po i marrin në telefonat e tyre me kërcënime për luftë, shkruan Telenews.al

Është për të ardhur keq që disa serbë nuk ju erdhën dhe ju bllokuan rrugën dhe ju vranë. Mund ta bëni lehtë se Kosova është kaq e vogël. Vitin e kaluar në Kosovë, konflikt opse luftë ose të dyja. Shpresoj të të vije ndonjë serb dhe të të vrasë ose të të presë kokën”, shkruan në mesazhin telefonik që i ka ardhur një qytetari të Kosovës të cilin e ka siguruar Telenews.al

Kodi telefonik nga i cili është pranuar ky mesazh, është i shtetit të Zvicrës +41, por që nga kush mund të jetë shkruar, mbetet për tu parë dhe zbuluar nga organet e rendit të shtetit të Kosovës.

Sigurisht që mesazhe të tilla duhet të merren shumë seriozisht nga organet e rendit dhe autorët të sillen para drejtësisë, pasi kjo përbën ankth dhe frikë për qytetarët e një vendi të cilët jo më larg se para dy dekadash përjetuan dhunë, terror e çka jo tjetër nga një shtet gjenocidial si Serbia.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu

Rrustemi: Të gjitha i kemi bërë bashkë me presidenten, e çmoj kontributin e saj

Erzana Fazliu

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Erzana Fazliu