Telenews

PDK-ja i reagon Përparim Ramës për 15 hektarët e ndërtimit në Kalabri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Besianë Musmurati, ka kritikuar të parin e kryeqytetit, pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi Planin Rregullues të lagjes Kalabria.

Ky plan parashih që 15 hektarë të pronës publike te Stacioni i Autobusëve në lagjen “Kalabria” të shfrytëzohen për ndërtim privat.

PDK-ja ka thënë se ky plan u votua nga Përparim Rama në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ku sipas Musmuratit po përsëritet skenari i Badocit.

“Deri në këtë orë të vonë, në zyre të Përparim Ramës u negociua koeficienti i ndërtimit për pronën publike. Jo për shërbime publike, jo për qytetarë por për kompani të ndërtimit. Ajo çka ndodhi në Badoc, u përsërit sonte në Kalabri”, ka shkruar Musmurati.

“Që nga fillimi bëmë të ditur që ky plan kishte probleme të mëdha, dhe më vjen mirë që edhe njëherë asambleistët e PDK – Dega Prishtinë po tregojnë para Prishtinës që jemi kundër keqtrajtimit të pronës publike në dëm të qytetarëve e në favor të kompanive të ndërtimit”, ka shkruar Musmurati.

source

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj