Telenews

Emri i Rosic nga BIA që i raportoi Bedri Shabani figuron në arkivat e Hagës

Në një operacion të Policisë së Kosovës, këtë javë në Ferizaj u arrestuan dy persona të dyshuar për spiunazh në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Për njërin nga të arrestuarit, Bedri Shabani, i cili akuzohet për shpërndarjen e informacioneve konfidenciale dhe lidhjet e tij me agjencinë serbe, BIA-n dje është publikuar edhe një pjesë e përgjimit të një bisede që e zhvilloi me zyrtarin e BIA-s, Srdjan Rosic.

Lexo edhe: Del audio e bisedës së të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani me oficerin e BIA-s serbe

Emri i Srdjan Rosic figuron edhe në arkivat e Gjykatës së Hagës, konkretisht në dokumentacionet e dëshmive përgjatë procesit të gjykimit të Sllobodan Millosheviqit.

Përgjatë dëshmisë së Bogoljub Janiceviqit në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, ky i fundit e pyet Janiceviqin se kush është Srdjan Rosic.

Janiceviq tregon se Srdjan Rosic para luftës kishte shërbyer si punëtor operacional i shërbimit të sigurimit në Ferizaj.

“Dhe kush është Srdjan Rosic?”, pyet Sllobodan Millosheviq.

“Srdjan Rosic në atë kohë ishte punëtor operativ i shërbimit të sigurimit departamenti i Ferizajt”, përgjigjet Bogoljub Janiceviq.

Ndryshe, ZPS ka refuzuar të deklarohet lidhur me të dyshuarin për spiunazh me BIA-n serbe, Bedri Shabanin, nëse ai ka qenë apo pritej të ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një përgjigje zyrtare për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, ka refuzuar të japë një përgjigje lidhur me Bedri Shabanin.

Bennett ka bërë të qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton çështjet e hetimit të saj.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton hetimet e saj”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Avokati i Bedri Shabanit, Besnik Berisha, ka pohuar se klienti i tij, njëri nga të dyshuarit për vepra të dyshimta të spiunazhit, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nuk ka prova të ndonjë veprimi të paligjshëm nga ana e tij.

Megjithëse avokati nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth rastit në të cilin Shabani ka dhënë dëshmi në Hagë ose pritej të jepte dëshmi, kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

ZPS-ja refuzon të përgjigjet nëse i arrestuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë

source

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu