Telenews

Kapen pjesë për makineri të rënda në Vërmicë, vlera arrin afro 8 mijë eurove

Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga një shtetas turk.

Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht, njofton Dogana e Kosovës,.

Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara “Pjesë rezerve për makineri të rënda”.

Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave. Vlera totale e këtyre mallrave është 7 mijë e 900 euro.

“Me këtë rast, konstatojmë se pala, në kundërshtim me Kodin Doganor , ka shkaktuar kundërvajtje doganore. Mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore”.

source

Të ngajshme

Ndalohen tre zyrtarë shtetërorë në Ferizaj

Valjeta Turkaj

Mesazhi i votimit “karate”, Bardiqi thotë se ishte “sarkazëm, dhe në thojza, mua mu cënua privatësinë”

Valjeta Turkaj

Shtyhet seanca, punimet vazhdojnë në 14:00

Valjeta Turkaj