Telenews

Sot vijnë në Kosovë këto dy figura të mëdha politike, i pret presidentja Osmani

 

 

Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nesër do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, e cila përkon me çlirimin e Kosovës 25 vjet më parë.

Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, do t’iu adresohet me një fjalim deputetëve të Kosovës nga ora 10:00.

Miku i madh i shqiptarëve gjatë ditës do të pritet në takim nga i pari i kryeqytetit Përparim Rama në orën 12:30.

Gjatë këtij takimi në objektin e ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ish-kryeministri britanik do të nderohet me çmimet Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit.

Çmimi Çelësi i Qytetit do t’i dhurohet edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me të parin e Prishtinës nga ora 16:00.

Edi Rama është i ftuar të merr pjesë në panelin e parë të konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 11:00.

Të ngajshme

S’ka persona të lënduar nga zjarri që përfshiu veturën në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë

Valjeta Turkaj

Arrestohen personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë

Valjeta Turkaj