Telenews

S’ka takim me Ramën, Zyra e Kurtit reagon zyrtarisht

 

 

Ndonëse ndodhet në Kosovë, kryeministri Edi Rama nuk ka parashikuar në agjendën e tij një takim me homologun, Albin Kurti, duke konfirmuar marrëdhëniet e ftohta mes tyre. Këtë vendim, pra për të mos pasur një shtrëngim duarsh Rama-Kurti, për zyrën e qeverisë së Kosovës ka një shpjegim.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, thuhet në reagim.

Ato konfirmojnë se nga ana e Kurtit ka pasur një ftesë që Rama të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor, por si përgjigje kanë marrë një refuzim.

“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor.  Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të qeverisë së Kurtit për A2CNN.

Rama ka qenë i pranishëm në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

Të ngajshme

Kosova e nis 2025-ën me deficit të skajshëm tregtar me vendet fqinje

KushtrimGuraj

Nxënësit Ajana Pllana dhe Enes Mustafa nga shkolla Marif shkëlqejnë në Barcelonë

KushtrimGuraj

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

KushtrimGuraj