Telenews

Imazhe të rralla nga lufta: Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Ferat Shala në aksion për shpëtimin e civilëve dhe të plagosurve

Këto ditë Kosova shënon Ditën e Çlirimit, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është simbol i këtij momenti historik.

Lufta e saj e ndërroi historinë e popullit shqiptar të Kosovës dhe ktheu vëmendjen e botës, duke bërë që NATO të nisë për herë të parë një fushatë bombardimi.

Beteja e UÇK-së nuk ishte e lehtë përballë një ushtrie nga më të fortat e asaj kohe në Evropë. Por, përtej kësaj, ajo duhej të përballej edhe me situata të rënda, kur duhej të pushtonte malet për të shpëtuar civilët dhe të plagosurit.

Në disa video të rralla të UÇK-së, shihen Kadri Veseli, Ferat Shala, Rexhep Selimi dhe ushtarë të tjerë teksa lëvizin nga një zonë më e rrezikshme në një zonë më të sigurt, disa civilë dhe të plagosur.

Pamjet mendohet se janë nga prilli 1999 dhe janë bërë në një terren që njihet si Vuqjak në Komunën e Drenasit.

Veseli shihet i armatosur rëndë, ashtu sikurse edhe të tjerët ushtarë. Në sfond dëgjohen edhe të shtëna armësh nga granatimet.

source

Të ngajshme

“Është shqetësuese”, Albert Bunjaki flet për vendimin e Amir Rrahmanit: Hendikep i madh me t’u largu kapiteni!

Yllka Gashi

Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

Yllka Gashi

PLE e nis ditën në Qeveri, a po kërkon hise nga Kurti?

Yllka Gashi