Telenews

Enver Dugolli sjell librin “Qark i (Pa)mbyllur burgjesh”, libri përmban periudhën para, gjatë dhe pas luftës

Libri Qark i (Pa)mbyllur burgjesh, nga deputeti, Enver Dugolli, një libër që duhet të shërbejë si fakt për keqtrajtimet jonjerëzore që u bënë në burgjet e ish-Jugosllavisë.

“Jemi në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ky çlirim i Kosovës erdhi falë sakrificave e punës së palodhshme të brezave, falë luftës së UÇK-së, që nuk e ndalën punën që liria e Kosovës të vijë,” tha Dugolli në “Rreth e Rrotull”.

Ai tregoi që e ka sjellë librin që është botuar në vitin 2019 për herë të parë e tani është ribotuar në Tiranë.

“Libri është botuar edhe në gjuhën e angleze dhe frënge, këtë muaj do të shkoj ta promovoj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris, është me interest të veçantë, sepse i kushtohet më shumë vuajtjeve dhe peripecive që kemi kaluar në burgun e dytë,” shtoi Dugolli.

Kështu, duke treguar që vetë ai ka qenë i burgosur në vitin 1981, shton se për atë periudhë kohore shkruan kalimthi, por nuk ndalet në detaje, sepse qëllim kryesor ka qenë ta pasqyrojë atë periudhë kohore, pra “burgun e dytë”.

“Ky burg ka pasë kamp përqendrimi, ferr i vërtetë, gjithku ku respektohen të drejtat e njerëzve edhe të dënuarve, vetëm ato nuk kanë ndodhur, gjithçka ka ndodhë deri në pushkatime e ekzekutime klasike që kanë ndodhë në burgun e Dubravës“, shtoi Dugolli.

Libri përmban periudhën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, ku Dugolli përshkruan përjetimet e thotë që ndonëse lufta kishte përfunduar, për të burgosurit jo, pasi siç tregon ai “Serbia na mori me vete si peng, e mori me vete një pjesë të Kosovës, njerëzit e gjallë i mori peng e mbi ta ushtronte dhunë e terror, të cilin donte ta kompensonte atë humbjen e madhe që pësoi, humbi Kosovën.”

INTERVISTA E PLOTË:

source

Të ngajshme

Komandanti i KFOR-it e informon zyrtarin e lartë amerikan për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Valjeta Turkaj

Zbulohet një armë zjarri gjatë trajtimit të një aksidenti në Burrnik të Ferizajt

Valjeta Turkaj

“Liria ka emër” nesër mban konferencë për media

Valjeta Turkaj