Telenews

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy të dyshuarve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave që dyshohet se kanë përdorur armë apo mjet të rrezikshëm.

Policia ka publikuar foton e të dyshuarve me qëllim të identifikimit, derisa vepra është kryer në qershor të vitit 2023.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autoritetet njoftuan se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre kontaktoni në numrin 192.

source

Të ngajshme

Rreshje të mëdha përmbytin 25 shtëpi në ishullin Poros, Greqi

Valjeta Turkaj

Murati: E pavërtetë që bizneset po ikin për shkak të çmimeve të naftës

Valjeta Turkaj

Kurti: Jam në kontakt me Hamzën dhe Abdixhikun për zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj