Telenews

Osmani për vdekjen e Tahirsylës: Dha kontribut të çmuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylaj.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” për Tahirsylën thotë se ka dhënë një kontribut të çmuar në punën e tij akademike si dhe në sferën e meteorologjisë.

Të dielën ka vdekur profesori Sylë Tahirsylaj, njoftuan familjarët e tij nëpërmjet rrjetit social ”Facebook”. Familja tha se do të dalin me njoftim për varrimin.

“Miq, familjarë të dashur, ju njoftojmë që babai ynë, prof. Dr.Sci. Sylë (Ramë) Tahirsylaj papritmas ndërroi jetë para pak çastesh. Për detaje të varrimit ju njoftojmë”, thuhet në njoftim.

 

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

source

Të ngajshme

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Yllka Gashi

Kurti merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në Komunën e Zubin Potokut

Yllka Gashi

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë nën hijen e luftës

Yllka Gashi