Telenews

UEFA nuk dëshiron flamuj të Rusisë në ndeshjen e Ukrainës

UEFA synon që flamuj të Rusisë mos të shfaqen në stadium kur Ukraina e luan ndeshjen e parë në Evropian, pasi disa të tillë u shfaqën në ndeshjet e kaluara.

UEFA ka thënë se pjesëtarët e sigurimit do të mundohen të identifikojnë dhe të largojnë flamujt e Rusisë në stadiumin e Munihut, ku sot Ukraina përballet me Rumaninë.

Rusia nuk lejohet të garojë në futbollin ndërkombëtar, por qytetarët rusë kanë mundur të blejnë bileta.

Flamuri rus është shfaqur në disa ndeshje të Evropianit, duke përfshirë atë mes Skocisë e Gjermanisë.
Kishte shumë flamuj rus në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë./Telenews/

Të ngajshme

“11 vite te Bayerni, ky ishte sezoni më i mirë”, Joshua Kimmich asesi të pranoj humbjen ndaj PSG-së

Valjeta Turkaj

Gjysmëfinalja e “çmendur” nis me gol për PSG-në

KushtrimGuraj

Tjetër skuadër nga Turqia interesohet për Edon Zhegrovën

Valjeta Turkaj