Telenews

U kritikua për humbjen ndaj Italisë, reagon Elseid Hysaj          

Dy ditë më parë, Shqipëria e nisi kampanjën e tyre të Kampionatit Evropian 2024, ku përballë kishin Italinë.

Teksa pësuan rezultat 2:1 në këtë ndeshje, ajo që mori vëmendjen krahas këtij rezultati, ishte shmangia që bëri Elseid Hysaj ndaj goditjes së Nicolo Barellas.

Barella shënoi gol në minutën e 16-të, kështu duke dalë në epërsi.

E kritikat ishin të shumta për Hysaj-n, pasi sipas tifozëve, ai duhej ta largonte topin me kokë.

Përmes një postimi në “Instagram”, Hysaj ka bërë reagimin e tij duke kërkuar falje ndaj tifozëve e duke shtuar se ky veprim erdhi si pasojë e instiktit.

“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektores”.

“Kush më njeh e di mirë që do të jepja çdo forcë që kam e do të bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizimin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik”.

source

Të ngajshme

Nga sot e deri të hënën zhvillohet xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në Basketboll

Donat Hashani

Sot dy ndeshje super-interesante në Superligën e Kosovës në Futboll

Donat Hashani

Guardiola konfirmon humbjen e sezonit për mesfushorin e “Citizens”

Avdyl Rashica