Telenews

Selimi: Ademi e Hamza kanë qenë si shqiponja me dy krena, të pandashëm

Ish-komandanti Sylejman Selimi, i ftuar në “Debat Plus”, ka shpalosur sonte më shumë për kohën e kaluar, duke folur për heroin Adem Jasahri.

Selimi tregon që komandanti Adem Jashari, së bashku me Hamëz Jasharin, kanë qenë unik e të pandashëm.

“Ademi ka qenë i veçantë e unik, jo vetëm Ademi, por edhe Hamza, kanë qenë si shqiponja me dy krena, të pandashëm, krejt familja është unike, shpeshherë na nuk mundemi me e kuptu, duke u nisur edhe nga Shabani e të tjerët që kanë qenë gjithmonë të angazhum e çdoherë të gatshëm,” tha Selimi.

Selimi: Adem Jashari ka pasur fjalë të mira për të gjithë, edhe për Rugovën  

Teksa shton se është e vështirë edhe të shpjegohet për ta, e thotë se Ademi ka qenë jo vetëm trim e strateg, por ka qenë edhe unifikues.

“Ademi nuk ka qenë njeri që të përqajë dikë në çdo element e segment, një njeri që ka pasur vlera ka gjetur forma që me kontaktu e me pru e me e mobilizu,” ka thënë Selimi.

source

Të ngajshme

Masa e sigurisë për Erion Veliajn, Kushtetuesja e kthen për gjykim në Gjykatën e Lartë

Rrezarta Ramaj

Vështirësohet qasja në e-Kosova, qytetarët raportojnë problemet

Rrezarta Ramaj

Ekzekutohen shtesat prej 500 euro për lehonat

Rrezarta Ramaj